Arsenal fiton me 16-vjeçaret, reagon Arteta: Jam krenar, të gjithë janë të përkushtuar në këtë projekt

Arsenal, pavarësisht vështirësive të pakta të hasura në fushë në ndeshjen kundër Mansfield, siguroi vendin e tij në çerekfinalet e FA Cup. Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, duke folur për paraqitjen e skuadrës së tij, ku u aktivizuan shumë të rinj, u shpreh i kënaqur.

Ishte një ndeshje e vërtetë e Kupe dhe merita i takon Mansfield. Stadiumi dhe atmosfera e krijuar nga tifozët ishin të pabesueshme, kishte një atmosferë të shkëlqyer me tallje dhe konkurrencë. Ata na e bënë shumë të vështirë”, tha Arteta.

Në ndeshje si kjo, nëse nuk do të vuash, duhet të jesh më i pamëshirshëm para portës sesa ishim sot. Epërsia ngushtohet dhe në fund u jep shpresë kundërshtarëve. Bëmë një gabim në golin e tyre, gjë që na kushtoi kontrollin e momentit dhe u dha atyre besim. Megjithatë, në përgjithësi, jam i kënaqur me performancën,” shtoi spanjolli.

Ai dha një koment për Dowman dhe Salmon që e filluan ndeshjen si titullarë: “Ne kishim dy gjashtëmbëdhjetëvjeçarë në formacionin titullar, gjë që nuk mendoj se ka ndodhur ndonjëherë më parë, dhe jam shumë krenar për ta”.

“Ndjej se të gjithë janë të përkushtuar në projekt. Ne kemi dëshirën, ndeshje pas ndeshjeje, për t’u afruar gjithnjë e më shumë me qëllimet që mund të arrijmë“, përfundoi Arteta, që përgatitet për ndeshjen në Champion ndaj Leverkusen.

The post Arsenal fiton me 16-vjeçaret, reagon Arteta: Jam krenar, të gjithë janë të përkushtuar në këtë projekt appeared first on Telesport.