Qeveria e Kroacisë thërret mbledhje urgjente dhe rregullon çmimet e naftës – ja si i caktoi

Qeveria e Kroacisë ka ndërhyrë të hënën në sektorin e karburanteve me pakicë duke i rregulluar çmimet, në një kohë kur çmimet po vazhdojnë të rriten për shkak të ndikimit të luftës ShBA-Izrael – Iran.

Siç shkruajnë mediat kroate, qeveria – siç ka bërë gjatë luftës në Ukrainë – do të fillojë të rregullojë përsëri çmimet e karburanteve.

Në seancën e jashtëzakonshme do të ndryshohet Rregullorja për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe Rregullorja për shumën e akcizës për produktet energjetike dhe energjinë elektrike.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha gjatë mbledhjes së nëse qeveria nuk do të mblidhej çmimet e naftës do të ishin afër 20 eurocentë më të larta.

“Nëse qeveria nuk do të mblidhej, nesër çmimi i Eurodizelit do të ishte 1.72, dhe ne do ta bëjmë çmimin 1.55 euro për litër me vendimin tonë. Benzina do të jetë 1.50 euro në vend të 1.55 për shkak të ndërhyrjes së Qeverisë”, tha Plenkoviq. /Paparaci.com