PS merr sot vendimin për Belinda Ballukun

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar kërkesën e prokurorit për kufizimin e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social X.

Rama bëri të ditur se mbledhja do të transmetohet LIVE, ku do të merret edhe qëndrimi i grupit parlamentar lidhur me këtë kërkesë të prokurorisë.