Zhduket një person në Rahovec, rasti po hetohet

Një person është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.03.2026, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Rahovec 07.03.2026-10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.