Dimarco: Krijuam shumë pak për t’i bërë dëm Milanit, gjithçka mbetet në duart tona

“Prekja me dorë e Ricci? As nuk e kisha parë, më ishte mbuluar pamja. Në çdo ndeshje ka episode pro dhe kundër. Duke e parë kështu, krahu duket i hapur. Mund të bëhej të paktën një kontroll me VAR”. Kështu u shpreh Federico Dimarco për episodin në fundin e derbit.

“Krijuam shumë pak për t’i bërë dëm Milanit, – vazhdoi ai për DAZN. – Rasti im? E godita shumë lart, topi më kërceu keq dhe nuk arrita ta mbaja poshtë. Kur pësojmë një gol e kemi të vështirë të reagojmë. Edhe nëse reagojmë, nuk jemi mjaftueshëm të ashpër.

Kemi dështuar në përballjet direkte? Nëse 8 muaj më parë do të na kishin thënë se do të ishim +7 pikë, askush prej nesh nuk do ta besonte, por do ta kishim firmosur menjëherë. Po bëjmë një kampionat të madh, skuadra është e bashkuar dhe gjithçka ndodhet në duart tona”.

 

The post Dimarco: Krijuam shumë pak për t’i bërë dëm Milanit, gjithçka mbetet në duart tona appeared first on Telesport.