Chivu nuk kërkon justifikime: Ricci? U bë kontroll nga VAR dhe AVAR, merrem me gabimet tona

“Zhvilluam një pjesë të parë nën nivel dhe pësuam golin e tyre. Në pjesën e dytë e rritëm ritmin duke u përpjekur të bënim më mirë. Patëm disa raste dhe u përpoqëm ta rrethonim mbrojtjen e tyre të ulët, duke ndryshuar edhe modul, por nuk arritëm të barazonim”, – tha trajneri i Interit, Cristian Chivu, duke analizuar humbjen në derbi. Sipas tij, “ishim të çrregullt, arritëm në fund të aksioneve pa krijuar situata të mira për krosime.

Ato që bëmë ishin gjithmonë si një ‘qitje në shenjë’ për mbrojtësit e tyre. Ishte një ndeshje nën nivel, pak e menaxhuar dhe pa dinamizëm. Kuqezinjtë na pritën të tërhequr, duke kërkuar kundërsulmin. “Duhej të bënim më mirë. Loja jonë kalon shumë nga sulmuesit dhe sonte ata munguan disi. Jam i kënaqur me përpjekjen e tyre, ishin të vetmit në dispozicion, por janë të rinj”.

Për episodin me Ricci: “Më thanë se u bë kontroll nga VAR dhe AVAR, ndaj nuk kam çfarë të them. Unë mendoj për paraqitjen dhe gabimet e mia. Kemi ende 30 pikë në lojë dhe duhet të vazhdojmë përpara”.

 

The post Chivu nuk kërkon justifikime: Ricci? U bë kontroll nga VAR dhe AVAR, merrem me gabimet tona appeared first on Telesport.