Liverpool ka një “dashuri” të madhe për futbollistët brazilianë dhe ylli i radhës që do t’u bashkohet të kuqve duket se do të jetë Murillo, qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Nottingham Forest.
“TeamTalk” zbulon se kampioni në fuqi i Premier League është i gatshëm të paguajë shifrën 80 milionë euro të kërkuar nga Nottingham Forest. Murillo shihet si zëvendësuesi ideal i Ibrahima Konate, pasi francezi do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovim.
Murillo është nën kontratë me Nottingham Forest deri në vitin 2029, por largimi i tij është i pashmangshëm në fund të këtij sezoni duke ditur numrin e madh të klubeve të interesuara për të. Për momentin, garës për transferimin e Murillo-s i prin Liverpool.
The post Liverpool nuk heq dorë nga brazilianët, 80 milionë euro për yllin 23-vjeçar të rivalëve appeared first on Telesport.










