Jo një, por dy super përforcime nga PL për mesfushën. Real Madrid me plan të bujshëm në merkato

Pas refuzimit të Vitinha-s, i cili pak ditë më parë shprehu publikisht dashurinë ndaj PSG-së dhe deklaroi se nuk e mendon largimin nga francezët, Real Madrid është fokusuar totalisht në Premier League për të forcuar mesfushën.

“The Sun” zbulon se “Los Blancos” kanë dy objektiva kryesore: Sandro Tonali dhe Alexis Mac Allister. Italiani po bën një sezon fantastik te Newcastle dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha brenda Premier League dhe jo vetëm. Drejtuesit e Real Madridit besojnë se italiani, duke ditur edhe moshën e tij të re, do të ishte një përforcim ideal për mesfushën.

Emri i dytë është ai i Alexis Mac Allister. Babai i argjentinasit ka nxitur edhe më shumë spekulimet me një deklaratë të fundit ku është shprehur “Nuk ka negociata me Liverpoolin për të rinovuar kontratën.”
.
Me dy lojtarë si Tonali dhe Mac Allister, padyshim që Real Madrid do të ketë mesfushën më të fortë në botë, duke ditur edhe emrat që ka në dispozicion si Camavinga, Bellingham dhe Tchouameni. Megjithëse, me ardhjen e italianit dhe argjentinasit nuk do të ketë më vend për një nga dy francezët.

The post Jo një, por dy super përforcime nga PL për mesfushën. Real Madrid me plan të bujshëm në merkato appeared first on Telesport.