Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur dhe konfiskuar dy telefona iPhone gjatë një kontrolli të një vizitori.
SHKK-ja ka bërë të ditur se telefonat janë gjetur në trupin e vizitorit.
“Gjatë kontrollit rutinor të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy telefona mobilë të tipit iPhone si dhe dy SIM kartela”, thuhej në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa vizita është anuluar. Ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë veprimet përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, thuhej në njoftim.










