Gjendet trupi i personit të raportuar të zhdukur vitin e kaluar në Istog

Beqir Shaqir Maloku nga Istogu që ishte raportuar i zhdukur, është gjetur pa shenja jete.

Mediumi lokal istogas, RTV Fontana, ka raportuar se Maloku u gjet rreth 100 metra afër vendit ku më parë ishin gjetur syzet e tij.

Sipas tyre, trupin e të ndjerit e ka gjetur vëllai i tij.

Maloku ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar.