Dopieta e Muriqit nuk i jep dot fitoren, Mallorca “digjet” në minutat shtesë dhe tani rrezikon shumë (video)

Vedat Muriqi vazhdon formën e jashtëzakonshme personale në La Liga, duke shënuar 2 gola në transfertën e sotme ndaj Osasuna-s, por që nuk i dha dot tre pikët Mallorca-s, pasi sfida u mbyll në barazim 2-2, e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, falë një gafe qesharake të portierit vendas pas moskuptimit me shokun e mbrojtjes. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Mallorca-n.

Në minutën e 60-të, Muriqi tregon gjithë klasin e tij dhe dyfishon shifrat, pas asistit të Sergi Darder. Në minutën e 73-të, Mallorca mbetet me 10 lojtarë, pasi Jan Virgili, i futur si zëvendësues vetëm 10 minuta më parë, ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli të rëndë ndaj kundërshtarit.

Në minutën e 82-të, Osasuna mbetet po ashtu me 10 lojtarë, pasi Raul Garcia shkeli me takë kundërshtarin. Kur pritej që Mallorca të festonte fitoren, vendasit barazuan shifrat me dy gola të shpejtë me Kike Barja 89′ dhe veteranin Ante Budimir 90+4. Pas këtij barazimi, Mallorca mbetet në vendin e 18-të me 25 pikë duke qenë në rrezik serioz për të rënë në Segunda Divizion. Osasuna renditet në vendin e 10-të.

SHIKOGOLAT

The post Dopieta e Muriqit nuk i jep dot fitoren, Mallorca “digjet” në minutat shtesë dhe tani rrezikon shumë (video) appeared first on Telesport.