A ka përfunduar aventura e Edon Zhegrovës te Juventusi? Mund të jetë kështu. Sulmuesi anësor nuk ka arritur të shkëlqejë këtë sezon, edhe pse mundësitë nuk i kanë munguar. Kosovari është aktivizuar 20 herë në kompeticione të ndryshme, por ka grumbulluar vetëm 445 minuta lojë, mesatarisht rreth 22 minuta për ndeshje, pa shënuar gola apo dhënë asiste.
Kjo është arsyeja që lojtari i lindur më 1999 po fillon të shikojë opsione të tjera. Mundësitë dhe adhuruesit për të nuk duhet të mungojnë, veçanërisht nga jashtë. Sipas “Tuttosport”, klube si Everton dhe Monaco kanë trokitur tashmë në dyert e “Continassa” dhe mund të rikthehen në verë nëse Zhegrova nuk gjen hapësirë me Luciano Spalletti.
Në fillim të javës, ndërmjetësi Serxhio Mezi, që ka punuar për transferimin e tij në Itali, tha: “Për mua, Juve ishte një zgjedhje e gabuar dhe Zhegrova duhet të largohet që në verë. Ky është vetëm opinioni im personal”.
Marrë nga “tuttomercatoweb”
The post Mediat italiane e bëjnë “dalje” nga Juventusi, ja dy klubet që e duan Zhegrovën në verë appeared first on Telesport.










