Te Milani janë të kënaqur me Luka Modric. Performanca e ish-mesfushorit të Real Madridit ka qenë e shkëlqyer që nga zbarkimi në Lombardi verën 2025. Pavarësisht 40 viteve mbi supe, kroati nuk e ka humbur talentin dhe formën fizike. Tashmë disa zëra kërkojnë rinovimin e tij, pasi kontrata përfundon në qershor me klubin kuqezi.
Një nga admiruesit më të mëdhenj të tij është ish-lojtari i shumë skuadrave të Serie A, përfshirë Interin dhe Milanin, dy ekipe që nesër përballen në derbin e Madoninës. Christian Vieri tha: “Nëse do të isha te Milani, nuk do të rinovoja me Modric; do t’i ofroja 5 vite kontratë”. Më tej shtoi: “Ai dhe Rabiot janë dueti perfekt në mesfushë”.
Për Lautaron tha: “Është sulmuesi më i mirë qendror në Itali, pika referuese e Interit. Bën shumëçka gjatë ndeshjes, mund ta zgjidhë lojën në çdo moment. Vetëm Hojlund është po aq i mirë, por luan shumë shpesh nga pas”.
Për Bastonin dhe polemikën e fundit, Vieri komentoi: “Kamerat janë të pamëshirshme dhe rrjetet sociale të tmerrshme, nxjerrin çdo gjë në pah. Kemi parë video lojtarësh që festojnë, që bëjnë sikur rrëzohen, që ngrihen sapo ndëshkohet ose përjashtohet rivali… Bastoni doli në konferencë, kërkoi falje, e di që gaboi. Kaq mjafton. E gjithë tifozëria e Milanit do ta fishkëllojë nesër, por jo vetëm atë”.
The post “Po të isha te Milani, jo vetëm do të rinovoja me Modric. Do t’i ofroja 5 vite kontratë” appeared first on Telesport.










