Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 10:30, ndërkaq është cilësuar si “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, lëndim trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës”, thuhet në raport.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor.










