Dy fytyrat e Kurtit, javë më parë thoshte se automatikisht shkohet në zgjedhje nëse s’ka president të ri

Jo më larg se para disa javësh, Albin Kurti në një intervistë për Kosovapressin vetë e kishte pranuar se vendi do të shkonte automatikisht në zgjedhje nëse deri më katër mars nuk zgjidhej presidenti i shtetit.

Ai vetë kishte thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje, teksa të premten ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit për shpalljen e zgjedhjeve të reja pas dështimit për t’u zgjedhur presidenti i ri i Kosovës.

“Ekziston mundësia jo vetëm teorike por edhe praktike që ne të shkojmë prapë në zgjedhje nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin afati fundit për këtë gjë është 4 marsi”, kishte thënë Kurti në këtë intervistë.