Kurti paralajmëronte zgjedhje automatikisht pas 4 marsit, Kajtazi: Dëgjojeni supermashtruesin

Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar disa sekuenca të një interviste të Albin Kurtit duke thënë se ekziston mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhje nëse nuk arrin të zgjedhet presidenti deri më 4 mars si afat të fundit.

Kajtazi e ka cilësuar Kurtin si supermashtrues për rastin për të cilin i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Me gojë të vet thoshte se nëse me 4 mars nuk zgjidhet presidenti/presidentja, vendi shkon automatikisht në zgjedhje”, ka thënë Kajtazi.