Presidentja, Vjosa Osmani ka firmosur sot dekretin për shpërndarjen e parlamentit. Deri tek ky vendim erdhi pas dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.
E para e shtetit njoftoi mëngjesin e së premtes përmes një konference për media se ka nxjerrë dekretin për shpërndarje të legjilsaturës së dhjetë parlamentare.
“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës. Andaj sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit dhe nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë”, u shpreh Osmani.











