Albin Kurti i ka kërkuar Vjosa Osmanit që të flasë me emra rreth akuza për deklaratën e saj për “njerëz me qëllime të rrezikshme” të cilët e sollën vendin në situatë për zgjedhje të reja.
Kryeministri, i cili iu drejtua publikut përmes një konference për media të premten, u shpreh se nuk e di për kënd e ka pasur fjalën presidentja.
“Tash.. nëse zonja presidente nuk ka folur me emra, unë s’e di pse ju shkon juve mendja tek unë”, tha ai.
“Nëse flasim përshtypje të përgjithshme është një gjë.. por nëse flasim për njerëz të përveçëm unë nuk e di që jemi përmendur aty. Nëse ju keni të drejtë, ju përgjigjen duhet ta kërkoni tek ata që e thanë jo te hamendësimi se kush mund të jenë ata”.










