Presidentja bëhet gati për betejë me Vetëvendosjen në Gjykatë: Jam e vetëdijshme

 

Presidentja Vjosa Osmani tha se është e gatshme të ballafaqohet me kontestim në Gjykatën Kushtetuese të dekretit të nxjerrë sot prej saj për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se e di që ky dekret mund t’i kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por tha se është vendim për të cilin ndihet krenare.

“Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që ky dekret mund të kontestohet në GJK dhe dua ta them hapur dhe kurrë nuk kam qenë krenare se me këtë vendim. Jam shumë me e qetë të përballem për një kontestim për veprim në mbrojtje të Kushtetutës sesa për mosveprim kur rrezikohen themelet e saj”.

Ajo tha se përgjegjësia më e madhe s’është të jesh i pëlqyer nga politika e ditës, por të jesh “në anën e Kushtetutës dhe të interesit të Republikës”.

“Shtetet serioze ndërohet mbi këtë parim: Ligji mbi të gjithë, në këtë rast Kushtetuta mbi të gjithë”.

Ajo tha se mosnxjerrja e dekretit do ta çonte në shkelje të Kushtetutës dhe se ishte e detyruar ta nxirrte këtë akt.