Presidenca ka dhënë detaje nga takimi i orëve të vona mes presdentes Osmani dhe të ngarkuarës me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Sipas komunikatës së presidencës, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, gjatë të cilit u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me kushtetutën. Presidentja Osmani gjithashtu ripotencoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.










