Bale zbulon arsyen e vërtetë pse refuzoi transferimin te Man. United. E gjitha për një “marrëveshje xhentëlmenësh”

Në një intervistë të fundit në podcastin “Stick to Football”, Gareth Bale foli gjerë e gjatë për karrierën e tij dhe u ndal në shumë prapaskena. Një nga këto ishte edhe ajo e ndodhur në verën e vitit 2013, kur uellsiani u largua nga Tottenham për te Real Madrid për shifrën 101 milionë euro, transferimi rekord për atë kohë.

Bale zbulon se përveç Real Madridit, atë e kërkonte me ngulm edhe Manchester United, madje oferta e “Djajvë të Kuq” ishte më e mirë se ajo e spanjollëve.

“Unë fola me Man United, po. Ata në fakt ofruan më shumë para sesa Real Madridi. Fola me David Moyes, por zemra ime ishte e vendosur në Madrid. Po ashtu kisha një “marrëveshje xhentëlmenësh” me Daniel Levy (ish-presidenti i Tottenham), të cilit i kisha premtuar se nuk do të transferohesha asnjëherë te një nga rivalët e Tottenham”, tha Bale.

The post Bale zbulon arsyen e vërtetë pse refuzoi transferimin te Man. United. E gjitha për një “marrëveshje xhentëlmenësh” appeared first on Telesport.