Gashi e quan “lojë të lodhët politike” propozimin e Osmanit dhe mbështetjen e VV-së tash për amandamentet

Arben Gashi i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka qortuar pushtetin për pjekurisë politike. Sipas tij, gjendja aktuale po shoqërohet me “inate, emocione negative personale dhe mungesë të ndjeshmërisë institucionale”.

Ai tha se nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet Presidenti, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet Presidenti, rruga e vetme që mbetet janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Gashi.

Deputeti theksoi se Kushtetuta parasheh zgjedhje në rast të moszgjedhjes së presidentit brenda afateve kushtetuese.

Ai ka kritikuar edhe idetë për ndryshime kushtetuese në këtë fazë.

“Idetë për amendamente kushtetuese janë manovra politike për simpati momentale”, ka deklaruar ai.

Sipas Gashit, bllokadat institucionale dhe “krizat artificiale” dëmtojnë interesin shtetëror të Kosovës.