Cakolli: Afati për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së është i ngushtë

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ndonëse mbetet e paqartë nëse do të ketë zgjidhje apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, sipas tij institucionet duhet të sigurohen që të paktën përgatitja për zgjedhje të mos vihet në pikëpyetje.

“Kjo nënkupton para së gjithash qartësi për përbërjen e KQZ-së, që është e lidhur me ciklin zgjedhor dhe duhet të reflektojë rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Pas certifikimit të rezultateve më 9 shkurt, ligji përcakton një procedurë deri në 42 ditë për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, sipas përbërjes së re të Kuvendit. Presidentja ka pasur 30 ditë afat – që skadon më 11 mars – për t’u kërkuar partive parlamentare nominimet. Këto të fundit kanë një javë për t’i dorëzuar emrat, ndërsa emërimi bëhet brenda pesë ditëve nga Presidentja”.

Sipas tij, me skenarin e zgjedhjeve që duket gjithnjë e më i mundshëm, “kjo do të thotë se afati ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së është tashmë jashtëzakonisht i ngushtë”.