Mediet italiane si “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” bëjnë me dije se Max Allegri është një nga kandidaturat e mundshme për të marrë drejtimin e Real Madridit në verë.
Sipas raportimeve të medieve italiane duke iu referuar burimeve të ndryshme, Allegri do të merrte me vete në Madrid dy lojtarë të Milanit. I pari është Luka Modric, ku Allegri e sheh kroatin si asistentin e tij, duke qenë se ai e njeh mjaft mirë ambientin në Madrid.
I dyti është Adrien Rabiot, i preferuari i Max Allegri-t për t’i besuar rolin kryesor në mesfushë. Megjithatë, largimi i Allegri-t nga Milan dhe sidomos Adrien Rabiot, duket i vështirë për të ndodhur, pasi janë dy nga shtyllat kryesore të kuqezinjve dhe projektit të tyre.
The post Në rast se Allegri do të marrë drejtimin e Real Madridit, zbulohen dy lojtarët e parë të Milanit që do t’i bashkohen appeared first on Telesport.










