Kurti i çon mesazh Osmanit: S’është figurë konsensuale, s’i kemi borxh ta bëjmë presidente

Vjosa Osmani nuk është figurë konsensuale për presidente, sipas Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë sot se shefi i qeverisë nuk i ka borxh presidentes aktuale.

Zulfaj, lidhur me situatën aktuale politike për zgjedhjen e presidentit të ri, ka thënë se Osmani “ka qenë gjithmonë figurë partiake”, dhe se, VV nuk ia ka “borxh” Osmanit që ta bëjë presidente.

“Albin Kurti është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt që ka fituar mbi 51% të votave. Hapi i parë i tij ishte gjetja e një figure konsensuale, por kjo nuk u arrit, pavarësisht përpjekjeve për të siguruar një propozim nga opozita. Vjosa sot nuk përfaqëson një subjekt politik, por nuk është figurë konsensuale, pasi karrierën e saj e ka ndërtuar si pjesë e subjekteve politike”, ka shkruar ai.