Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se Kushtetuta e parasheh qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse presidenti i ri nuk zgjidhet “jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual”.
Në kontekstin e situatës aktuale, bazuar në vlerësimin e Kelmendit, vendi do të shkojë zgjedhje të reja sot në orën 24:00 nëse Kuvendi “nuk zgjedh një president të ri”.
“Nuk ka rëndësi se a votohet për një, ose për dy kandidatë, nuk ka rëndësi a votohet fare, nuk ka rëndësi a mbahet ose nuk mbahet seancë e Kuvendit, nuk ka rëndësi se kush merr pjesë në votim, as nuk ka rëndësi se kush janë ata që marrin pjesë në votim dhe kush jo”, ka shkruar Kelmendi.
Moderatori i emisionit “Rubikon” ka deklaruar se zgjedhjet parashihet të caktohen në një afat brenda 45-ditësh prej ditës së shpërbërjes së Kuvendit.
“sonte deri në orën 24:00 kjo përbërje e Kuvendit të Kosovës dështon të prodhojë një President të vendit, Kuvendi shpërbëhet, në mënyrë që brenda afatit 45-ditësh të zgjedhjet një përbërje e re e Kuvendit, e cila pritet të jetë e aftë të prodhojë një President”, ka elaboruar gazetari.
Kelemendi tha se këtë e parasheh Neni 86 i Kushtetutës.










