Ramush Haradinaj ka thënë se Epopeja e UÇK-së është e skalitur në emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve.
“Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare!
Në këtë datë të shënuar, kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!”, shkroi ai










