Sulmuesit më të mirë të shekullit të 21-të, “top 10” e BBC shkakton debate

Cilët janë sulmuesit më të mirë të shekullit të 21-të? BBC ka bërë klasifikimin e saj, ku bien në sy mungesa të rëndësishme. Mes tyre spikasin padyshim Shevchenko, Messi dhe Cristiano Ronaldo, por duhet theksuar se zgjedhjet e redaksisë së medias së njohur britanike u ndikuan nga pozicioni i lojtarëve gjatë gjithë karrierës së tyre, jo vetëm nga numri i golave.

Kjo listë iu referohet vetëm sulmuesve tradicionalë. BBC e shpjegon kështu përjashtimin e CR7: “Pa dyshim është një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, por nisi të luajë si sulmues kryesor vetëm në moshën 30 vjeç”.

Ja 10 sulmuesit qendrorë më të mirë të shekullit, sipas “BBC Sport”:
1.Ronaldo Nazário
2.Harry Kane
3.Erling Haaland
4.Thierry Henry
5.Robert Lewandowski
6.Didier Drogba
7.Karim Benzema
8.Zlatan Ibrahimović
9.Luis Suárez
10Miroslav Klose

The post Sulmuesit më të mirë të shekullit të 21-të, “top 10” e BBC shkakton debate appeared first on Telesport.