Bernardo akuza gjyqtarëve: Të gjitha vendimet 50-50 kanë shkuar kundër nesh këtë sezon

Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, u ankua për vendimmarrjen e gjyqtarëve në ndeshjen e luajtur dje në “Etihad”, ndërsa skuadra e tij barazoi me vështirësi 2-2 me Nottingham Forest në Premier League.

Golashënuesi më i mirë Erling Haaland u rikthye për City, por ishte joefektiv, pavarësisht se një kërkesë legjitime për penallti u refuzua pas përplasjes me portierin Matz Sels. Një incident që Bernardo mendonte se u ndëshkua padrejtësisht.

“Jemi mësuar mjaft me këtë gjë këtë sezon. Të gjitha vendimet 50-50 kanë shkuar kundër nesh. Është realiteti dhe kjo u konfirmua edhe sapo pashë incidentin e Erling. Për mua, është një penallti Jemi mësuar me këtë sezon”, tha Bernardo.

Disa njerëz mund të kenë një mendim të ndryshëm, e dimë si funksionon. Detyra jonë është thjesht të jemi më të mirë sepse nuk mund t’i kontrollojmë këto gjëra. Ajo që mund të kontrollojmë janë performancat tona dhe kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi“, tha portugezi.

The post Bernardo akuza gjyqtarëve: Të gjitha vendimet 50-50 kanë shkuar kundër nesh këtë sezon appeared first on Telesport.