Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë historike të qëndresës së familjes Jashari në Prekaz, në mbledhjen solemne e Qeverisë së Kosovës në 28 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti tha se sakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përfaqëson një moment vendimtar në vetëdijen kombëtare dhe në rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë.
“Përfaqëson një kthesë vendimtare në vetëdijen tonë kombëtare dhe bashkimin tonë popullor drejt lirisë dhe pavarësisë. Historia e shteteve ndërtohet mbi ngjarje qe i hapin shteg të ardhmes. Marsi i vitit 1998 është një ngjarje e atillë. Ne Prekaz me 5,6,7 dhe 8 mars 1998 ndodhi një përballje aq e pabarabartë por me domethënie kaq të jashtëzakonshme. Në analet e historisë së Evropës nuk mund të gjendet një rast i vetëm kur për tri ditë e tre netë rresht i bënë rezistencë një familje liridashëse, autoktone një shteti policor e okupator. Ani se familja Jashari ishte rrethuar shumëfish nga mijëra forca të armatosura, të pajisura me makineri të rëndë e mjete ushtarake moderne të kohës, ata luftuan e qëndruan deri në fund duke dhënë jetën e tyre për lirinë e të gjithë neve.
Për këtë familje kishte kuptim vetëm një gjë, liria. Sepse asgje nuk ëshhtë e vlefshme sikur ajo. Këtë ngjarje e bënë të pavdekshme vendimi i ndërgjegjshëm i familjes për të qëndruar e për tu mos nënshtruar. Burrat, gratë e fëmijët vendosën të mos ndaheshin nga kryekomandanti Adem Jashari. Ata qëndruan tokë së bashkë nga bindja se liria kërkon sakricficë e cia nis nga vetja. Më 5 mars 1998 të rinj e familjes morën pozicionet e tyre me guxim. Gratë dhe vajzat furnizonin me municion pandërprerje. Ushte një qëndresë e organizuar, e vetëdijshme dhe e përbashkët. Kullat e tyre u shëndrruan në fortesë, familja në simbol të unitetit dhe vendosmërisë shqiptare, ndërsa Prekazi në kryeqendër të kryengritjes popullore”, tha Kurti.










