Shefja e stafit të Osmanit zbulon kushtin sesi do të pranonte Presidenca ofertën e VV-së

Learta Hollaj, shefja e kabinetit të presidentes Vjosa Osmanitha të mërkurën se Presidenca do të pranonte ofertën e Lëvizjes Vetëvendosjes për 33 nënshkrime për t’ia mundësuar asaj kandidimin edhe për një mandat vetëm nëse ajo vije me 57 votat e partisë në pushtet për Osmanin.

“Padyshim që nënshkrimet do t’i pranonim nëse ato do të vinën edh em 57 votat e Vetëvendosjes, ashtu siç ka qenë marrëveshja fillimisht. Është interesante se gjërat kanë ndryshuar gjatë rrugës, kështu që po ofertën do ta pranonim, por oferta duhet të jetë me vota, sepse presidentja Osmani në këtë garë hyn për t’u rizgjedhur”, është shprehur Hollaj në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së.

Ajo ka thënë se për herë të parë Osmanit i është ofruar që të hyjë në garë të martën në mbrëmje, siç ka thënë për të iu bërë kundërkandidate ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca.