“Zagrebi, Tirana dhe Prishtina po hyjnë në fazën praktike të formimit të një blloku ushtarak nënrajonal, i cili përfshin forcimin e potencialit ushtarak, blerjen e përbashkët të armëve dhe zhvillimin e industrisë ushtarake”, ka pretenduar zëdhënësja e Putinit, Maria Zakharova, duke shtuar se qëllimi është “militarizimi i Kosovës dhe presioni ndaj Serbisë”.
“Ju rikujtoj se para një viti Zagrebi, Tirana dhe Prishtina nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në fushën e sigurisë. Ndërkohë është miratuar një paketë e gjerë masash për formimin e një blloku ushtarak nënrajonal dhe tani po fillon faza praktike”, ka deklaruar Zakharova në një konferencë për media, transmeton Paparaci.
Drejtimet kryesore të këtij bashkëpunimi janë forcimi i potencialit ushtarak dhe zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, ka shtuar ajo.
“Pjesëmarrësit e treshes, siç po shohim, planifikojnë të rrisin bashkëpunimin operacional të ushtrive, të blejnë kolektivisht armë, dronë, sisteme të mbrojtjes ajrore, mjete kundërtanke dhe shumë gjëra të tjera. Gjithashtu synojnë të krijojnë kapacitetet e tyre ushtarako-industriale”, ka thënë Zakharova.
Ajo shtuar se Tirana ka ftuar Kroacinë dhe Kosovën të marrin pjesë në rindërtimin e kompleksit ushtarako-industrial shqiptar, me theks në prodhimin e automjeteve të blinduara, predhave të artilerisë dhe armëve të tjera.
“Në mënyrë të veçantë theksohet lufta kundër “të ashtuquajturit” ndikim keqdashës të vendeve të treta, nga të cilat supozohet se vijnë rreziqe dhe kërcënime kibernetike që mund të ndikojnë në infrastrukturën kritike. Njëkohësisht po zgjidhet edhe detyra e militarizimit të Kosovës dhe integrimit të kësaj formacioni “të vetëshpallur” në mekanizmat e NATO dhe iniciativat në rajon”, ka pretenduar ajo.
Sipas saj, shkeljet e Rezolutës 1244 është një paralajmërim se “nuk do të mbeten pa pasoja”. Prandaj, sipas saj, ky dokument tregon “sa larg kanë shkuar në çmendurinë e tyre absolute ata që kanë vendosur të riformatojnë Evropën dhe, ndër të tjera, të eksperimentojnë në Ballkan”.
“Qëndrimi antiserb i projektit kroato-shqiptar është i qartë dhe Beogradi me të drejtë po ngre alarmin, duke e kuptuar rrezikun e zgjerimit të një komponenti armiqësor sigurie në kufijtë e tij”, ka pretenduar Zakharova.
“Kryeqytetet perëndimore i injorojnë paralajmërimet dhe vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Beogradit, ndërkohë që njëkohësisht ia ndalojnë të mbrojë interesat e veta”, ka përfunduar kjo shërbëtore e Putinit./Paparaci.com










