Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur para mediave, duke thënë se nuk kanë asnjë informacion zyrtarë se do të ketë sonte seancë.
Ai tha që kjo tregon se deri në çfarë niveli ka shkuar mos transparenca në Kuvendin e Kosovës.
“Deri në këtë kohë, tek emaili zyrtar tek deputetët e Aleancës ende nuk ka ardhur asnjë ftesë, paramendoni ku ka ardhur Kosova”.
“Planifikohet të marrim vesh prej mediave që në shtatë do të ketë një seancë, nuk është i informuar asnjë deputet, nuk janë të informuar monitoruesit e Kuvendit, vendos as ndërkombëtarë. A po e kuptoni në çfarë niveli ka shkuar jotransparenca në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ai.










