E BUJSHME NGA SPANJA: Klubi madrilen nis negociatat me Jurgen Klopp, por nuk është Real Madrid?!

Pavarësisht se eliminoi Barcelonën dhe shkoi në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, Diego Simeone mund të largohet nga Atletico Madrid, pas plot 16 sezonesh si trajneri i “Colchoneros”.

Ndërkohë, gazetari i njohur Pipi Estrada gjatë paraqitjes së fundit në programin “El Chiringuito de Jugones”, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, nesë konfirmohet që është e vërtetë.

Sipas gazetarit në fjalë, duket se Mark Rowan, CEO i Apollo, kompania që zotëron Atletico Madrid, po negocion personalisht nënshkrimin e Jurgen Klopp, si pasuesin e Diego Simeone.

Trajneri gjerman nuk ka pranuar të drejtojë asnjë klub tjetër pas largimit nga Liverpool, edhe pse ofertat për të kanë qenë të shumta. Tashmë Klopp është i angazhuar në një rol tjetër në kompaninë Red Bull.

Muajt e fundit është përfolur shumë për interesin e Real Madridit, për t’i besuar drejtimin e ekipit pikërisht trajnerit gjerman, por në reagimet publike, vetë Klopp i ka hedhur poshtë këto zëra.

Ndërkohë, në lidhje me lajmin e fundit që e lidh me Atletico Madridin, deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e Jurgen Klopp.

The post E BUJSHME NGA SPANJA: Klubi madrilen nis negociatat me Jurgen Klopp, por nuk është Real Madrid?! appeared first on Telesport.