Hamza del nga Kuvendi: S’jam takuar me Kurtin, s’kemi njoftim për seancë

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e PDK-së rreth çështjes së presidentit.

Hamza i pyetur nëse është takuar me Kurtin, ka thënë se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe gjithashtu ka mohuar që të kenë marrë njoftim për seancë.

“Jo s’jemi taku [me Kurtin]. S’kemi qëndrim sepse s’ka kandidaturë zyrtare, por pa marrëveshje paraprake s’ka votë nga PDK”, ka thënë Hamza.

“S’kemi marrë njoftim ende”, ka shtuar ai i pyetur nëse kanë marrë ftesë për seancë për presidnetin.