Çështja e presidentit, Arsim Bajrami tërheq kandidaturën

Profesori universitar Arsim Bajrami e ka tërhequr kandidaturën e vet për president.

Të mërkurën, ish-ministri i Arsimit dhe anëtari i Akademisë së Shkencave tha se partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën kandidaturën e tij.

“Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, KAM VENDOSUR TË TËRHEQ GATISHMËRINË TIME PËR T’U VËNË NË DISPOZICION SI KANDIDAT KONSENSUAL”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, ky angazhim nuk ka pasur motive personale apo karriere, por ka qenë shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe e gatishmërisë për t’i shërbyer Kosovës