Për vite me radhë është thënë se Serie A është “universiteti i qendërsulmuesve”. Sot, epoka e artë duket në rënie. Pas 27 javësh kampionat, kryegolashënuesi nuk kishte pasur kurrë kaq pak gola që nga viti 2000. “Mbreti” është Lautaro Martínez me 14 gola; në 26 vitet e fundit minimumi në këtë fazë ishte 15 gola (Icardi 2014/15, Tevez 2013/14).
Vetëm Lautaro i ka kaluar 10 gola. Pas tij, shumë lojtarë janë mes 8-9 golave: Leao (9), Nico Paz (9), Duvikas (9), Hojlund (9), Calhanoglu (8), Davis (8), Kean (8), Pulisic (8) dhe Yildiz (8). Po zhduken “9” klasikë dhe bomberët e provincës; sot spikasin më shumë sulmuesit anësorë apo mesfushorët.
Krahasimi i Serie A me “top 5” ligat është i ashpër: në Ligue 1, Mason Greenwood (Olympique Marseille) ka 14 gola në 24 javë. Në Premier League kryeson Erling Haaland me 22 gola, në La Liga është Kylian Mbappé me 23 gola, ndërsa në Bundesligë dominon Harry Kane me 30 gola në 24 ndeshje.
Renditjet e golashënuesve të Serie A në javën e 27-të, nga viti 2000 deri më sot (sipas Opta)

The post Çfarë ka ndodhur me bomberët? Vetëm Lautaro dyshifror pas 27 javësh. Kurrë s’kishte ndodhur në 26 vite appeared first on Telesport.










