Kurti u përgjigjet gazetarëve për presidentin: Edhe unë jam kureshtar si ju

 

Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur gazetarëve lidhur me emrat e mundshëm për president.

Kurti shkurt tha se edhe ai është vet kureshtar, por që përgjigja e saktë është çështje orësh.

“Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe ngapak edhe unë jam kureshtari si ju. Është çështje orësh deri sa t’i marrim vesh të gjitha bashkë”, tha Kurti.

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka bërë që Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje të mblidhet për të diskutuar rreth emrave të mundshëm për këtë post.