“Sezoni i Chelsea është një sukses vetëm me kualifikimin në Champions League”

Trajneri Liam Rosenior ka pohuar se Chelsea mund ta shohë sezonin e tyre si të suksesshëm vetëm nëse kualifikohet për Champions League.

Chelsea është në vendin e pestë, gjashtë pikë poshtë Aston Villa e vendit të katërt, dy nga ekipet që janë në betejën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Rosenior është i vendosur të përfundojë në katër të parët dhe gjithashtu shpreson ta përfundojë fushatën me trofe.

Që një sezon të jetë i suksesshëm për këtë klub duhet që ai të paktën të kualifikohet në Champions League“, tha Rosenior.

Ky është niveli i klubit. Atje ku jemi, kemi ende një shans shumë, shumë të mirë për ta arritur këtë”, deklaroi trajneri i Chelsea.

Në fund, Rosenior komentoi: “Gjithashtu, të fitojmë një trofe do të ishte e mrekullueshme dhe mendoj se është diçka e arritshme.”

The post “Sezoni i Chelsea është një sukses vetëm me kualifikimin në Champions League” appeared first on Telesport.