“Duke njohur Allegrin, Milani nuk dorëzohet. Megjithatë, titullin mund ta humbasë vetëm Interi”

Miralem Pjanic e sheh Serie A me syrin e atij që e njeh mirë futbollin italian. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mesfushori i Juventusit dhe Romës komentoi garën e titullit dhe momentin e skuadrave kryesore, si edhe derbin mes Milanit dhe Interit, të dielën.

Sa i përket kuqezinjve dhe Massimiliano Allegrit, u shpreh: “Duke e njohur Max, ai beson. Është numri një në menaxhimin e skuadrës. Gjithçka mund të ndodhë, por objektivi më realist është kualifikimi në Champions”.

Megjithatë, për boshnjakun renditja nuk lë shumë dyshime: “Titullin mund ta humbasë vetëm Interi”. Pra, i cilëson zikaltërit si favoritët kryesorë për “trengjyrëshin”.

Në intervistë nuk mungoi një kujtim nga koha e tij te Barcelona: “Kishim një rregull në dhomën e zhveshjes. Për çdo përjashtim duhej t’u bëje dhuratë të gjithëve. Një karton i kuq më kushtoi 40 mijë euro çanta Louis Vuitton”.

The post “Duke njohur Allegrin, Milani nuk dorëzohet. Megjithatë, titullin mund ta humbasë vetëm Interi” appeared first on Telesport.