E kaluara shërben si mësim, ndërsa e ardhmja mund të programohet. Milani dhe Rafa Leao janë ulur në tavolinë për të diskutuar, këtë herë pa ankthin e rinovimit të fundit të lodhshëm, një zgjatje që iu leverdis të gjithëve. Bëhet fjalë për dy vite më shumë, nga qershori 2028 në qershor 2030, me rritje logjike të pages, tashmë më e larta në skuadër, për të larguar tundimet nga Premier League.
Rafa është më i pjekur, edhe pse mbetet i paqëndrueshëm, por shumë i lidhur me Milanin. Ndihet lider teknik, boshti rreth të cilit rrotullohet fati i skuadrës. Ka ndryshuar rol, është vënë në dispozicion, ndoshta duke humbur diçka në cilësi, por jo në ndikim: 9 gola dhe 2 asiste në 20 ndeshje, pavarësisht shqetësimit në ijë, me objektiv të afërm derbin ndaj Interit.
Nuk ka ende shtrëngim duarsh, por klubi po punon mirë: rikuperoi raportin me Maignan, po tenton të bindë Modric të qëndrojë. Pas Maignan e Modric, tani Leao. Objektivi? Rikthimi në Champions dhe konfirmimi i kampionëve. Rafa është gati të thotë “po”.
The post Leao ka në zemër vetëm Milanin, ja detajet e negociatave për rinovimin deri më 2030 appeared first on Telesport.










