Sulmuesi polak rikthehet në stërvitje pas gati dy vitesh i dëmtuar, Spalletti gati ta grumbullojë

Pas një mungese gati dyvjeçare (nuk ka luajtur që nga maji i vitit 2024), Arek Milik është rikthyer në stërvitje të rregullta me Juventus në ditët e fundit, siç dhe raportohet nga “Tuttosport”.

Nëse nuk ka pengesa të tjera gjatë javës, sulmuesi polak mund të grumbullohet nga trajneri Luciano Spalletti për ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Pizës.

Rimëkëmbja e tij është thelbësore për rotacionin e Juventus, duke marrë parasysh që Vlahovic tani po kthehet nga lëndimi dhe performancat zhgënjyese të David dhe Openda deri më tani.

Milik ishte tashmë në skuadër kundër Romës dhe Pizës pak para Krishtlindjeve, por më pas u përjashtua përsëri për shkak të një problemi në pulpë. Tani ai shpreson që kjo të jetë koha e duhur për rikthim.

The post Sulmuesi polak rikthehet në stërvitje pas gati dy vitesh i dëmtuar, Spalletti gati ta grumbullojë appeared first on Telesport.