Fushë Kosovë: Mosmarrëveshja në trafik çon në rrahje mes dy personave

Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:50, ku të dyshuarit pas një konflikti verbal në trafik, janë përleshur fizikisht mes vete.

Si pasojë e përleshjes, të dy personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet.