Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj dy personave të cilët po zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion.
Rasti ka ndodhur të martën në magjistralen Pejë–Prishtinë.
Pas ndalimit dhe ndërmarrjes së veprimeve ligjore, njërit drejtues i është shqiptuar fletë-gjobë me procedim për Gjykatë.
Drejtuesit tjetër i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 (pesëqind) euro, 5 (pesë) pikë negative, si dhe masë mbrojtëse – sekuestrim i patentë shoferit për 1 (një) vit.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Shkeljet e tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe si të tilla do të trajtohen me tolerancë zero”, thuhet në njoftim.









