Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim më serioz nga sa u mendua fillimisht. Al Nassr njoftoi se sulmuesi portugez, i dëmtuar të shtunën në kampionatin saudit, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Një situatë më e rëndë krahasuar me atë që deklaroi trajneri pas ndeshjes, kur foli për lodhje muskulore.
Klubi bëri të ditur: “Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim në kofshë pas ndeshjes së fundit kundër Al Fayha. Lojtari ka nisur tashmë një program rehabilitimi dhe do të vlerësohet ditë pas dite”. Ronaldo ka filluar menjëherë rikuperimin, por nuk janë bërë publike afatet e kthimit në fushë.
Ndërkohë, ndryshe nga zërat e fundit dhe siç konfirmoi e përditshmja spanjolle “As”, CR7 nuk është larguar nga Riadi me avionin e tij privat. Ai do ta kryejë rehabilitimin në ambientet e klubit saudit.
📄 || Medical Report: Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/noYmYjKknT
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) March 3, 2026
The post Ronaldo, dëmtimi i tij është më i rëndë se sa pritej. Mbetet enigmë koha e rikuperimit appeared first on Telesport.









