Marotta frenon Arsenalin për Esposito: Nuk duam ta shesim, është thesari ynë

Para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Como dhe Inter, presidenti zikaltër Giuseppe Marotta foli kështu: “Humbja me Bodo? E kemi kthyer faqen. Sigurisht ka keqardhje, por shërbeu si përvojë. Të luash në disa kompeticione do të thotë të përballesh me kurthe dhe vështirësi. Nuk mund të fitosh gjithçka”.

Për Nico Paz: “Sigurisht që është lojtar interesant, me talent, por më duket se Real Madridi ka një klauzolë riblerjeje”.

Për zërat mbi interesimin e Arsenal për Esposito: “Nuk është e vërtetë, klubi ynë nuk dëshiron ta shesë, nuk bëjmë ‘player trading’. Pio është thesari ynë. Pastaj në të ardhmen gjithçka mund të ndodhë, por është një e ardhme shumë e largët”.

Për derbin ndaj Milanit: “Vendimtar? Jo, ka ende shumë ndeshje dhe shumë pikë në dispozicion. Sigurisht do të jetë i rëndësishëm, por ka ende shumë javë për t’u luajtur”.

The post Marotta frenon Arsenalin për Esposito: Nuk duam ta shesim, është thesari ynë appeared first on Telesport.