Chivu, pas barazimit pa gola ndah Como-s: Nuk ishte ndeshje tipike e Interit, as e bukur për t’u parë

Chivu e sheh gotën gjysmë plot. Trajneri rumun doli me një barazim (0-0) pozitiv nga “Sinigaglia”, pas vuajtjeve ndaj Como-s së Fabregas: “Faza e posedimit? Kishim disa probleme, disa emergjenca. Është hera e parë që luajmë me dy trekuartistë pas sulmuesit, edhe pak të improvizuar.

Provuan t’i merrnim në mbulim njeri për njeri në gjysmën e tyre, por vonoheshim. Ata, me dy sulmues që nuk janë sulmues tipikë, zbrisnin në mesfushë dhe na vunë në vështirësi. Ishim të zotë ta kuptonim çfarë duhej të bënim, kishim vetëm 72 orë për ta përgatitur ndeshjen. Djemtë bënë maksimumin dhe pranuan qarkullimin e topit të kundërshtarit”.

Më pas ai foli për emergjencën e dëmtimeve, sidomos në sulm: “Sot kishim vetëm Marcus dhe Pio në dispozicion, ndaj vendosëm t’i alternonim. Bonny pati probleme pas Genoa-s, Lautaro do të mungojë edhe pak. Duhet ta kthejmë nevojën në virtyt. Nuk ishte ndeshje tipike e Interit dhe as e bukur për t’u parë. Ishte ndeshje pritjeje nga të dyja palët. Për derbin do të jemi gati, duhet të shohim kush do të jetë në dispozicion”.

 

The post Chivu, pas barazimit pa gola ndah Como-s: Nuk ishte ndeshje tipike e Interit, as e bukur për t’u parë appeared first on Telesport.