Cristiano Ronaldo nuk është larguar nga Arabia Saudite për t’u kthyer në Spanjë pas sulmit iranian ndaj Ambasadës Amerikane në Riad. Lajmet nga Madridi, se gjoja avioni privat i sulmuesit u pa duke u ulur pasi u nis nga aeroporti i Riad, mbeten të pakonfirmuara.
Ndërkohë që, CR7, i cili u stërvit rregullisht me Al Nassr të martën pasdite, nuk ishte në bordin e tij. Avioni privat i portugezit (LX-GOL / SVW7B, me vlerë 70 milionë euro) u nis nga Riadi të hënën në mbrëmje dhe u ul në Madrid, Spanjë, në orën 1:32 të mëngjesit të së martës.
Por, lojtari portugez nuk ka qenë në të. Avioni i Cristiano Ronaldo ka kapacitet për fluturime me rreze të gjatë, mund të mbajë deri në 19 persona dhe së fundmi është përdorur nga Georgina për të fluturuar në Milano për Javën e Modës.
The post Ronaldo nuk është larguar nga Arabia pas sulmeve, portugezi vazhdon stërvitjen me Al Nassr appeared first on Telesport.









