Duke vuajtur dhe rezistuar përballë një makinerie sulmuese si Barça e Flick, Atlético Madridi siguroi finalen e Kupës së Mbretit. 13 vite pas asaj ndeshjeje që ndryshoi gjithçka për “rojiblancos” (Simeone ka pranuar se ajo përballje i bindi se mund të mposhtnin këdo), skuadra e “Metropolitano” rikthehet në aktin final.
Gjithçka nisi me një 4-0 madhështor e të papritur në ndeshjen e parë, avantazh që u mbrojt në “Camp Nou”. Edhe pse plani ishte të frikësonin me lojtarë ofensivë si Giuliano, Julián dhe Lookman, realiteti ishte dominimi i Barçës: 8 raste të pastra në pjesën e parë, presion i jashtëzakonshëm në të dytën. 3-0 në minutën e 71-të…, por Atlético qëndroi në këmbë deri në fund.
Më 18 prill, në Sevilla, do të luajë finalen ndaj Athletic ose Real Sociedad. Një sukses që mund t’iu japë fund 5 viteve pa trofe dhe që bashkohet me netët e mëdha të trajnerit Simeone si Mynihu 2016 apo Liverpool 2020. Juan Musso, pavarësisht 3 golave të pësuar, ishte vendimtar me pritje ndaj Ferran, Fermín dhe Raphinha.
The post Atletico Madridi, një ushtrim rezistence epike që do të hyjë në histori appeared first on Telesport.










