Edhe Rusia ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri ku u arrestuan disa persona që dyshohet se janë të ndërlidhur me krimin dhe kontrabandën.
Ministria e Jashtme ruse përmes një reagimi ka thënë se këto veprime të Prishtinës janë provokime të hapura.
Tutje, kjo ministri i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë dhe sipas tyre të ndalin eskalimin e mëtutjeshëm të situatës në atë pjesë, shkruan lajmi.net.
Ndryshe, Policia e Kosovës në veri sot është përballur me rezistencë të armatosur nga serbët atje, si pasojë e së cilës katër policë kanë mbetur të plagosur.